Studimi: Nëse folë me veten s’je i çmendun, por gjeni

Asht krijue mendimi se njerëzit që folin me veten – janë të çmendun, por nji studim thotë se kjo tregon se jeni  -gjeni!

Psikologët Daniel Swigley dhe Gary Lupyan dolën në përfundimin se të folunit me veten i banë mirë shëndetit mendor.

Tezën e tyne, psikologët e mbështesin në 3 arsye të forta:

1-Të folunit me veten ndihmon trunin me funksionue ma mire.
Gjatë nji eksperimenti, Swigley dhe Lupya ju dhanë 20 personave emnin e ndonji ushqimi (bukë e mollë), dhe ju thane me shku e me i gjetë në treg. Gjatë pjesës së parë të proves, pjesëmarrësit duhej të ishin të heshtun, në pjesën e dytë ata duhej me përsërit emnin e ushqimit me za të naltë, derisa ishin tue ba pazar.

Psikologët zbuluen se objekti u gjete ma lehtë kur njerëzit filluen me folë me veten, derisa e lypshin neper pazar. Simbas studiuesve, kur emnat e gjanave thuhen me za të naltë, nxitet memoria. Por, kjo gja funksionon vetëm nëse e njihni ushqimin ose objektin.

 

2-Të folunit me veten ndihmon në organizimin e mendimeve.

Kur flisni me veten ju arrini me i organizue ma mire mendimet e shumta që ju kalojnë në tru. Të dëgjuemit e zanit i qetëson nervat. Në këtë mënyrë ju baheni trapist i vetes.

 

3-Të folunit me za të naltë ju ndihmon me i arritë qëllimet që i keni dhanë vetes.

Kur ju i përsërisni me vete qëllimet që ja keni dhane vetes, arritja e tyne bahet ma e lehtë. Nëse flisni me veten gjatë gjithë procesit, çdo hap ka me ju dukë ma i vështirë.

Të folurit me za të naltë tregon se jeni ma të sigurt në vetvete, keni besim ma të madh te vetja dhe jeni ma t’aftë, përfundon studimi.