Studimi: Nëse i përdorni për nji kohë të gjatë rrjetet sociale ju shkakton depresion

Kushdo që përdor rregullisht rrjeteve sociale ka me pas përvojën e ndjenjës së xhelozise për kënaqësitë që miqtë e tyne mund t’i kene perjetue.

Por a asht e mundun që këto ndjenja të jenë fillimi i diçkaje ma të keqe? A mundet që përdorimi i mediave sociale me iu shkaktue depresion?

Një studim i kohëve të fundit, i bazuem në SHBA dhe i sponsorizuem nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Mendor, identifikon nji “lidhje të fortë dhe të randësishme mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe depresionit në nji grup të të rive të marrë në studim në SHBA”.

Studimi gjeti se niveli e depresionit rritej me rritjen e kohës së përgjithshme të kaluem tue i përdor mediat sociale dhe nga rritja e numrit te vizitave në faqet e mediave sociale në javë.

Duket se lidhja mes medias sociale – depresionit – mirëqenies asht komplekse dhe mundet me u ndikue nga nji numër i madh i faktorëve.