Studimi: Nëse paraardhësit tuej kanë vuejtë nga depresioni, duhet me pasë kujdes!

Nji studim i gjanë konfirmon influencën e gjeneve mbi rreziqet për depresion te personat me origjinë europiane, nji hap i randësishëm për të kuptue ma mirë përbamjen biologjike të kësaj sëmundje dhe për të ndihmue në zhvillimin e trajtimeve të reja.

Nëse e dime se depresioni nuk limitohet veç te aspektet psikologjike dhe se mund të prekë edhe krejt familjen, shumica e studimeve të maparshme nuk kanë arritë të identifikojnë ndryshimet gjenetike që influencojnë mbi rrezikun e depresionit, në veçanti te presonat me prejardhje europiane.

Realizue nga studiues amerikane, ky studim i ri, i publikuem sot në revistën e specializueme në këtë sektor, “Nature Genetics”, ka identifikue 17 variacione gjenetike me rrezik potencial, të ndame në 15 rajone të nji gjenomi.

“Ky studim përshkruen grupimet e para gjenetike të randësishme që përbajnë rrezik për probleme depresive të konsiderueshme te individët me origjinë europiane”, thekson revista.

Studim, i quejtun “pangjenomik”, përfshin ma shumë se 121 000 persona që kanë deklarue se janë diagnostikue nga depresioni ose janë trajtue për këtë sëmundje, si dhe janë të përfshimë edhe 338 000 persona që nuk kanë pasë probleme të maparshme depresioni.