Studimi: Nëse pini duhan gjatë shtatzanisë, fëmia mundet me linde me pasoja të randa mendore

Pimja e duhanit gjatë shtatzanisë mundet me i rrite gjasat që fëmia juej me linde skizofren.

Simbas nji studimi të ri të kryem në Finlandë, gratë që i ekspozohen nikotinës gjatë shtatzanisë ka gjasa me lind fëmi me sëmundje mendore.

Nikotina në gjakun e nji nane shtatëzanë për 38%, rrit gjasat që fëmia me u prek nga sëmundja e skizofrenisë.

Shkencëtarët kanë analizuar të dhanat e 1000 pacieneteve skizofrenë, dhe rezultatet kanë qenë të dukshme se për shkak të pimjes së duhanit gjatë shtatzanisë fëmite kanë linde me pasoja të randa mendore.

Gjatë hulumtimit u gjet se 1/5 e grave shtatzana kanë pi shumë duhan, ndërsa 14.7% kanë pi duhan me nji sasi të kontrollueme.

Hulumtuesit e këtij studimi, e bane testin e gjakut për gratë shtatzana gjatë tre mujorit të parë shtatzanisë.

“Këto rezultate shtojnë nevojën e arsimimit të vazhdueshëm mbi shëndetin publik dhe mbi pasojat negative, të cilat edhe munden me u parandalu”, tha Brown, autor i studimit.

“Asht me interes me u shqyrtue fakti se pimja e duhanit gjatë shtatzanisë lidhet ngushtë me çrregullim bipolar, autizëm, dhe çrregullime të tjera psikiatrike,” shtoi ai.