Studimi: Njerëzit intelegjentë e urrejnë shoqninë

Krejtve ju asht e njohun se sa asht i randësishëm shoqnimi për të ndje kënaqësinë e jetës, mirëpo egziston nji kufi.

Individëve shumë inteligjentë nuk u bajnë mirë kontaktet sociale, kallxon hulumtimi i ekspertëve Satoshi Kanazava dhe Norman Li.

Interaksioni social, i cili ka qenë kyç për mbijetesën në bashkësitë gjuetare-mbledhëse, mirëpo edhe hapsina gjithashtu ka qenë e randësishme.

Për ta testue këtë teori, shkencëtarët kanë analizue kënaqësinë me jetën të të intervistuemve të moshës 18 deri 28 vjeç.

Janë fokusue në dy aspekte të cilat, thonë ata, ndajnë jetën e njeriut modern me atë të njeriut të maparshëm, dendësia e popullzimit dhe shpeshtësia e takimit me miqtë.

Gja që asht pritë, njerëzit në zonat urbane kanë qenë ma të pakënaqun me jetën nga ata të cilët kanë banue në qytete të vogla.

Kur asht fjala për aspektin e gjatë, lumtunia asht rritë te ata të cilët shpesh janë shoqnue me miqtë. Mirëpo, jo edhe kur asht fjala për individë shumë inteligjentë, të cilëve kontaktet e shpeshta u krijojnë pakënaqësi.