Studimi: Personat që kajnë kane personalitet ma të forte!

Simbas studimeve të reja, dhe të dhanave nga psikanalistët, personat që kajnë papritë dhe shpesh, zakonisht janë personalitete ma të fuqishme se ata që mendojnë se janë të forte.

Me kajt asht shprehi e nji personaliteti të forte, që din me reague saktë ndaj fatkeqësive dhe me i tjetërsue ato në diçka pozitive.

Qe 6 arsyet që tregojnë se ata që kajnë janë ma të fortë se të tjerët:

1. Nuk kanë frigë me i shpreh ndjenjat e tyne. Tregojnë se janë realist dhe e pranojnë atë që iu ndodh.

2. E dinë që lotët “pastrojnë” shpirtin. Dikush që kan, me të drejtë dhe arsyje, pastron shpirtin e tij nga pesha e teprueme, lejon me largue mërzitjen që të qetësohet shpirtnisht.

3. Lotët sjellin…buzëqeshje. Duket pak paradoksale, por qetësia që vjen mbas nji shpërthimi, ta rikthen humorin. Simbas studiuesve, ata që kajnë shpesh ma mbas ndjehen ma mirë dhe në përgjithësi janë personalitete që menjiherë mbas të kajtnes kërkojnë burime gëzimi.

4. Nuk iu intereson se çka kane me thane të tjerët. Dhe kjo simbas psikoterapistëve asht sheja ma e mire. Ata që kajnë pa marre, janë njerëz me mend, personalitete me shpirt të fuqishëm, që dallojnë saktë ato që vlejnë dhe nuk vlejnë.

5. Kanë funksionin e prototipit. Përderisa janë të sinqertë me veten dhe ata që i rrethojnë, i nxitin të tjerët me mendue, e me ndje si ata.

6. Lotët “vrasin” mikrobet. E mira e tyne asht se jo veç “vrasin” ndjenjat negative por edhe 90%-95% të baktereve të synit, tue e pastrue shikimin.