Studimi: Pesha e njeriut ndikon edhe te truni, qe lidhja!

trajnimitruni

Truni i nji njeriu mbipeshë nuk mundet me qenë njilloj me atë të nji njeriu me peshë normale. Truni i njerëzve obezë plaket shumë ma shpejt se ai i personave me peshë normale. Ky asht përfundimi i nji studimi të kryem nga Universiteti i Cambridge.

Truni i njeriut zvogëlohet me avancimin e moshës, por shkencëtarët mendojnë se edhe obeziteti ndikon në përshpejtimin e këtij procesi.

Në studim u përfshinë 437 persona të moshës 20-87 vjeç dhe shkencëtarët u fokusuen të impakti i obezitetit në strukturën e trunit. Rezultatet e studimit janë publikue në revistën “Neurobiology of aging”.