Studimi: Pse ma lehtë shpeton prej kanceri nese je i martuem!

kanceri

Simbas disa analizave, mashkujt që kanë qenë të pamartuem kanë pas nji përqindje të vdekjes 27% ma të naltë sesa ata që kanë qenë të martuem.

Ideja e ‘avantazhit të martesës’ për shëndet dhe lumtuni ka ekzistu për ma shumë se 150 vite.

Në vitin 1858, epidemiologu William Farr kishte zbulu që njerëzit e martuem jetonin shumë më gjatë, ndërsa të pamartuemit i kishin mundësitë ma të mëdha për të vdek nga sëmundje të ndryshme të asaj kohe, transmeton Telegrafi.

Disa studime të publikueme në CANCER, të bame nga hulumtues të ndryshëm të cilët i kishin marrë të dhanat e 800,000 amerikanëve, të gjithë të rritun dhe që ishin diagnostikue me kancer gjatë vitit 2000-2009, tregojnë që ky ‘avantazh’ duket të jetë prezent edhe në ditët moderne n’Amerikë.

Ata i kishin nda të dhanat në bazë të ardhunave, racës, statusit të sigurimit dhe faktorëve tjerë, dhe kishin zbulu që pacientët e pamartuem të diagnostikuem me kancer janë tue pas përqindje ma të naltë të vdekjeve sesa ata të martuemit.

Simbas analizave, mashkujt që ishin të pamartuem kishin 27% mundësi ma të nalta sesa ata të pamartuemit që të vdisnin. Ndërsa te gratë, ishte 19% ma e naltë.

Maria Elena Martinez, nji nga hulumtueset e këtij studimi, thotë se ky studim tregon që në t’ardhmen pacientët e pamartuem mund të kenë nevojë për lloje tjera të intervenimeve për t’i rrit mundësitë e tyne të shpëtimit.