Studimi, qe kush asht shkaktari kryesor i kancerit

Mishi i kuq asht me gjasë, shkaktari kryesor i kancerit, bajnë me dije ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare për Hulumtim të Kancerit, IARC.

Studimi i tyne hedh poshtë raporte të maparshme që banin përgjegjës si shkaktarin kryesor mishin e përpunuem. Ekspertët kanë krye ma shumë se 800 studime që tregojnë lidhjen që ekziston mes ngranies së mishit të kuq dhe kancerit.

Simbas të dhanave, njerëzit që hajnë mish të kuq janë ma të predispozuem me u prekë nga kanceri i zorrës së trashë, se ata që hajnë mish të përpunuem.

Të dhanat e mbledhuna kanë tregue se, njerëzit të cilët kishin hangër gjatë tanë kohës mish të përpunuem kishin rreth 17 për qind ma shumë gjasa që me zhvillue kancer të zorrës.

Besohet se, përbamësi “haem”, pjesë e pigmentit të kuq në gjak, ose hemoglobinës, thyhet në zorrën tonë për me formue nji përbamës që quhet “N-nitroso”.