Studimi: Qe pse asht kanella e mire për femna

Përmes nji studimi të kryem n’universitetin e Columbia’s në New York, skencëtarët rezultuen se kanella asht përbamësi kryesor në krijimin e nji ilaçi natyral për me kurue sindromën policistike ovarian, për nji periudhë të gjatë kohore.

Simbas vlerësimeve, rreth 5¬1 % e grave në botë vuejnë nga sindroma policistike ovarian, e veç në SHBA janë rreth 5 milionë.

Shejat e këtij sindromi janë cikëli menstrual i parregullt, infertilitet, puçrra në fytyre, rritja dhe trashja e kimeve të fytyrës, etj.

Simbas këtij studimi, shkencëtarët konsideruen kanellën si elementin natyral ma efektiv në trajtimin e kësaj sindrome.

Kanella ka efekt pozitiv në tanë organizmin dhe përmirëson aftësinë e trupit në procesin e glukozës dhe insulinës.

Në Kinë, Japoni dhe disa vende të Lindjes së Largët, grate të cilat nuk mundeshin me mbetë shtatzanë, e merrnin nji lugë kanellë me mjaltë çdo mëngjes për me trajtue problemin e tyne dhe kjo në fund ka rezultue me mjaft sukses.

Kanella asht shumë e mirë edhe në trajtimin e dhimbjeve që vijnë si pasojë e ciklit menstrual.