Studimi shokant: Ky asht problemi ma i madh shëndetësor në SHBA

A asht vetmia problemi ma i madh shëndetësor, me të cilin përballen amerikanët? Derisa epidemia e trashesise ka qenë prej kohësh problemi ma i madh në krejt SHBA, hulumtimet e reja zbulojnë se vetmia dhe izolimi social janë nji kërcënim edhe ma i madh për shëndetin publik sesa mbipesha.

Dr. Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Brigham Young, kreu dy meta-analiza të studimeve të maparshme për me përcaktue se si izolimi social dhe vetmia luejnë nji rol në rrezikun e vdekjes së nji personi.

Hulumtimet e reja tregojnë se vetmia, izolimi social dhe me jetue vetëm përbajnë nji kërcënim ma të madh për shneten ndaj amerikanëve sesa mbipesha, transmeton Rrokum.TV

Në nji analizë të 148 studimeve që përfshinë ma shumë se 300,000 njerëz, ekipi i saj i hulumtimit zbuloi se “nji lidhje ma e madhe shoqnore” ul rrezikun e nji personi për vdekjen e hershme me 50 për qind, shkruen studyfinds.

“Me qenë i lidhun me të tjerët në shoqni, konsiderohet gjanësisht si nji nevojë themelore e njeriut, e cila asht vendimtare për të dyja, mirëqenien dhe mbijetesën”, thotë Holt-Lunstad, në nji deklaratë për shtyp të Shoqatës Amerikane të Psikologëve./Rrokum.TV