Studimi: Terja e teshave mbrenda në shtëpi po del e damshme!

rrobat

Edhe pse në ditët me shi nuk keni zgjidhje tjetër për me ter tesha, terja e tyne n’ambientet e mbrendshme të shtëpisë suej mundet me qene mjaft e damshme.

Ky veprim e ban shtëpinë ma të lagësht. E ban nji mjedis të përsosun ku myku dhe kërpudha të tjera duen të jetojnë.

Shkencëtarët nga Anglia kanë zbulu se terja e teshave në shtëpi shkakton probleme të frymëmarrjes.

Uji prej teshave te lame shkon n’ajër tue e ba atë ma të lagësht.

Gati 2 litra ujë qarkullon n’ajër vetëm prej teshave.

Kjo domethane se lagështia asht rrite me 30%.

Ky mjedis asht ideal për spore myku dhe marimangat pluhun.

Ajo që të paktën mund të bani  asht me i qite teshat me u ter mbrenda në ballkon, e mos me i qite jashtë nëse nuk doni.