Studimi u bane thirrje Qeverive me veprue: Në botë ka ma shumë njerëz të trashë, ka “epidemi të trashjes”

Në botë ka ma shumë njerëz të rritun që klasifikohen si të trashë sesa nën peshë, ban të ditun nji studim.

Studimi i kryem nga shkencëtarë të Kolegjit Mbretnor në Londër dhe i publikuem në revistën mjekësore Lancet, ka krahasue indeksin e masës së trupit te 20 milionë burra dhe gra, nga viti 1975 deri në vitin 2014.

Simbas rezultateve, trashja te meshkujt asht trefishue ndërsa te gratë pak ma shumë se dyfishue.

Autori kryesor, Majid Ezzat, ka thanë se bahet fjalë për nji “epidemi të trashjes” dhe u ka ba thirrje Qeverive me veprue.

Studimi, i cili ka nxjerrë të dhana nga 186 vende, ka zbulue se numri i njerëzve të trashë në tanë botën asht rritë nga 105 milionë në vitin 1975, në 641 milionë në vitin 2014.

Ndërsa numri i njerëzve nën peshë asht rritë nga 330 milionë në 462 milionë, në të njajtën periudhë kohore.

Ma shumë njerëz të trashë ka në Amerikë e Kinë, ndërsa ma shumë me nën peshë ka në Indi dhe Bangladesh.