Studimi: Vegjetarianët ma pak të shnetshëm

Vegjetarianët janë personat ma pak të shnetshëm se ata që konsumojnë mish, edhe pse munden me pi ma pak alkool, cigare, e bajnë ushtrime fizike ma shumë, thotë studimi i ri.

Shkencëtarët nga Universiteti i Mjekësisë Graz në Austri, zbuluen se dieta e vegjetarianëve, e karakterizueme nga niveli i ulët i yndyrnave të ngopuna e kolesterolit dhe e pasun me fruta, perime e drithna shton rrezikun për kancer, alergji dhe probleme me shëndetin mendor, si depresioni apo ankthi.

Simbas studimit ma t’fundit të realizuem nga “Austrian Health Interview Survey”, për me i egzaminue ndryshimet e rutinës dhe stilit të jetesës së vegjetarianëve e mish ngranësve, nga 1320 persona me moshë, gjini dhe status socialekonomik të njajtë, të cilët u përfshinë në studim, 330 rezultuen vegjetarianë, 330 që konsumonin mish, por dhe shumë fruta e perime, 300 konsumatorë normal, por që hanin pak mish dhe 330 persona që kishin nji dietë të pasun me mish.

Simbas studimit, vegjetarianët konsumonin ma pak alkool por ishin në nji gjendje ma të dobët fizike dhe mendore.

Ata që hanin ma pak mish ndiqnin praktika ma pak të shëndetshme: shmangnin takimet me doktorin , apo vaksinat.