Studiuesit e Harvardit: nevojitet vetëm “nji gja” për nji jetë ma të lumtun dhe ma të shnetshme

Shumë asht shkrue e fole për sekretin e nji jete të lumtun, por tashma studiuesit e Harvardit kanë gjete se mjafton vetëm nji gja për me kalue jetën ma të lumtun e ma të shnetshem.
“Gjyshja tregonte nji histori. Nji mbasditë në zyrën e doktorit të vet, ai kishte largu çantën e saj që zinte karriken dhe kishte hetue se ishte shumë e randë. “Qenke shumë e pasun”, i kishte thanë grues. “Po, jam”, kishte pohu ajo pa asnji hezitim.
Në fakt, ajo jetonte në mënyrë modeste, në të njajtën shtëpi ku kishte rrite fëmitë e saj. Të dy me bashkëshortin, as nuk udhëtonin, as hanin ushqime të veçanta apo blenin në dyqane luksoze. Asnjani prej tyne nuk kishte ndonji hobi a pasion. Por në mënyrë të vetvetishme e konsideronte veten të pasun sepse kishte nji bashkëshort, fëmi, nipa e mbesa që i adhuronte.
Gjyshja e dinte shumë mirë atë që studiuesit e Harvardit kanë konfirmue: marrëdhaniet janë çelsi i nji jete të lumtun”.

Robert Waldinger, psikiatër në Harvard nisi të rishikonte studimin 75-vjeçar Grant Study në vitin 2003, tue u ba kështu personi i pestë që drejtonte projektin. Ai dha shpjegime për gjetjet e studimit, të cilat janë pa nga ma shumë se 6.5 milionë herë prej Nandorit te vitit te shkuem.

Waldinger ndjeu se ishte e randësishme me dhane spjegime. Qeveria kishte shpenzu miliona dollarë për studimin me dekada të tana, por taksapaguesit nuk e dinin saktesisht se çka u zbulue.

Dhe nga ana tjetër, egziston gjithmone interesimi i madh mes njerëzve me dijte se çka e ban jetën ma të lumtun e ma të mirë.

Studimi i gjatë i zhvillimit të njeriut, që vijon ende, studimi Grant asht nji projekt që nisi me ndjekjen e jetnave të disa personave të përzgjedhun nga universiteti i Harvardit në vitin 1938 – mes të cilëve presidenti John F. Kennedy dhe ish-botuesi i Washington Post, Ben Bradlee – tue i gjurmue tana aspektet e jetnave të tyne.

Në vitet ’70, grupi studimor u bashkua në nji ekip me persona që po ndiqnin prej s’ngati disa të ri nga banesat me qira në zemrën e Bostonit, e që kishin nise me ba këtë punë moti, diku prej viteve ’40. Nji gja e tillë jau bani te mundun studiuesve me i pa dallimet për shkak të statusit social dhe rrethanave të rritjes. Ndryshimet ishin vetëm në këtë drejtim, sepse të dy grupet ishin mashkuj të bardhë.

Shumë përfundime dolën për aspekte të jetës, por njani prej tyne asht i qartë dhe i drejtpërdrejtë: pjesëmarrësit ma të lumtun e ma të shëndetshëm të studimit në të dyja grupet ishin ata që kishin arrite me mbajt marrëdhanie të ngushta dhe intime.
Ata që ishin të kënaqun me marrëdhaniet e tyne me të tjerët, ishin ma të lumtun dhe ma të shëndetshëm: ishte kaq e thjeshtë.
“Njerëzit që janë ma të izoluem sesa dojne me qene nga të tjerët, prandaj bahet e qartë se janë ma pak të lumtun, shëndeti i tyne shembet herët në moshën e mesme, funksionimi i trunit bjen edhe ma shpejt dhe ata jetojnë ma pak sesa njerëzit që nuk janë të vetmuem”, thotë Waldinger në përmbledhjen e tij në TedTalk.

“Dhe marrëdhaniet e mira e të ngushta me njerëzit duhet sepse na mbrojnë nga shigjetat e kohës”.

Waldinger dëshiron që njerëzit me kuptue se projektimi komercial i jetës së mirë – pasuni, fama, suksesi në karrierë – nuk kane me ju prue shëndet apo lumtuni. Asht përpjekja që ata bajnë për me mbajte lidhje me qeniet tjera njerëzore që i bjen ato.
Cilësia dhe afërsia, si dhe stabiliteti dhe pajtueshmënia kanë randësi gjithashtu. Marrëdhaniet e rastësishme, si ato që krijohen në median sociale nuk bajnë punë, as marrëdhaniet e detyrueshme si nji martesë abuzive apo nji mik që nuk të mbështet.
Pjesa ma e madhe e burrave në fund të viteve ’30 besonin se arritjet në karrierë ishin zgjidhja për nji jetë të mirë. Por, Waldinger thotë se asht po aq e randësishme me punue fort në marrëdhaniet tua. Kjo asht edhe ma e vërtetë për lumtuninë personale.
Prejse ka dale në TedTalk, Waldinger ka marrë me qinda letra. Ai nisi nji blog për me vazhdue bashkëbisedimin se çka e ban nji jetë të mirë.

Rekomandimi: kerkoni rrugë për me u lidhe me njerëz të tjerë, ndoshta përmes daljes vullnetar për me i ndihmu njerëzit e vetmuem, si të moshuemit.

Kalojeni pushimin e drekës me kolegët. Telefonojuni miqve që s’i keni pa moti. Ju ban mirë për shnet!