Studiuesit: Mbipesha te fëmitë shkakton depresion

Simbas studiuesve, fëmite qe janë ne mbipeshë kanë tregue rrezik ma t’naltë për me qenë në depresion.
Ata janë ma pak të pëlqyem nga miqte, dhe shpesh ngacmohen nga shokët e klasës e kjo mundet me ndikue shumë në shëndetin e tyne mendor, thanë studiuesit.

Fëmite me mbipeshë rrijne ma larg shoqnisë për me iu shmang ngacmimeve, dhe nuk luejn me shokë, gja që i ban me qene të vetmuem dhe pasiv, e kjo ndikon në shtimin e matutjeshëm të peshës.

Derisa mbipesha çon në depresion, nuk duhet me harrue se edhe depresioni ndikon në shtimin e peshës.

Pra, duhet që mbipesha me u trajtue menjiherë tue u këshillue me mjekët dhe specialistët e dietave, për me gjet nji zgjidhje për fëmite tuej.