Tambli i deves, ushqimi “luksoz” që po e kërkojnë krejt

Ky asht superushqimi i traditës beduine. I shtrejt në çmim, por edhe në veti, ai asht nji aleat i shnetes, i tretshëm kollaj dhe gjithashtu i përshtatshëm për ata që vuejnë nga alergjitë.

Nji fermer amerikan filloi me prodhimin dhe shpërndamjen e tamblit të deves dhe në shumë pak kohë ai asht kthyer në nji trend të ri, që ka pushtue mendjet e rinisë californi’ane (dhe madje edhe disa yje si Kim Kardashian, për shembull e përdorin shumë).

Ai shitet ma shumë se 35 dollarë për litër, edhe mendohet të jetë nji aleat i mirë për mirëqenien, i lehtë për tretje dhe i përshtatshëm për ata që vuejnë nga alergjitë, i mirë për forcimin e sistemit imunitar.

Simbas FAO’s, ai asht pak i krypun, shërben si nji burim i mirë për furnizimin me hekur, kalcium dhe vitaminë C dhe asht shumë i varfën në yndyrna të ngopuna. Por, kini kujdes: jo të gjitha vetitë e tij të supozueme janë vërtetuae në laborator.

Shperndaje në: