Tash vjen edhe pilula kontraceptive për mashkuj!

pilula

Deri tash kujdesi për mbrojtjen nga shtatzania e padëshirueme kryesisht binte mbi femnat.

Mirëpo, shumë shpejt e gjithë kjo do të ndryshojë.

Shumica e çifteve në lidhje të gjata apo në martesë, nese nuk dëshirojnë të kenë fëmijë, mbështeten në atë që femna pi pilula kontraceptive ose në teknikën e “nxjerrjes”.

Fatkeqësisht, jo rrallë rezulton me shtatzani të paplanifikueme, pastaj edhe abortimet.

Për fat të mirë, tash gjanat po ndryshojnë dhe së shpejti arrin pilula kontraceptive për mashkuj, transmeton Telegrafi.
Akademia e Universitetit Minnesotta prezentoi progresin e bamë në këtë studim tue u siguru që ky medikament nuk do të sjellë efektë anësore.

Nji nga ekspertët u shpreh për “The Times” se ilaçi do të jetë i tretshëm, do merret nga goja në formë pilule, do të veprojë shpejt dhe nuk do të zvogëlojnë epshin e atij që e konsumon.

Për shkak se disa përdorues do duen të kenë femijë mbas nji periudhe kohë ndikimi i kësaj pilule mbi fertilitetin do të jetë i kthyeshëm, pa efekte damtuese të cilësisë së spermës.

Vitin e kaluem gjatë punës kerkimore studiuesit identifikuen nji enzimë të përdorun nga sperma për të depërtu mbrenda vezës, e cila u hyni në ndihmë në punën e bame për kontraceptivët e mashkujve.