Tashma ka nji ilaç për ranien e flokëve

Nji ilaç për ranien e flokëve asht nji hap afër, mbasi shkencëtarët kanë zbulue nji të tillë që mundet me stimulue rritjen e flokëve mbas nji dekade.

Ky zbulim i ri rrit shpresat për miliona njerëz që vuejnë nga alopecia, shkaktari kryesor i ranies së flokëve.

Shkencëtarët brazilianë kanë zbulue se ilaçi që përdoret për artritin, tofacitinib, ndihmon në rritjen e flokëve në vetëm dy muej. Alopecia asht nji smundje autoimunitare që shkakton acarim dhe, në disa raste, ranie totale të flokëve.

Ekspertët shpresojnë që ky trajtim i ri mundet me ndihmue në shnoshjen e kësaj gjendje dhe gjetjen e nji kure për ata që janë pa flokë.

Hulumtuesit shkencorë te Spitali Albert Einstein në Sao Paulo, Brazil, testuen disa lloje ilaçesh te dy individë që vuenin nga alopecia.

Ata zbuluen se ilaçi tofacitinib, që zakonisht përdoret për trajtimin e artritit reumatoid, rezultoi të ishte efikas në daljen e flokëve.

Të dy pacientët kishin qenë pa flokë për 10 vjet, si dhe nuk kishin asnji kime në trup për shkak të alopecisë.

Mbasi morën ilaçin tofacitinib çdo ditë për dy muej, filluen me u rritë flokët te pacientët. 9 muej mbas eksperimentit, shkencëtarët thonë se nuk gjetën asnji të dhanë serioze të efekteve anësore.

Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim i ri ka me i hapë rrugë gjetjes së nji kure posaçënisht për rritjen e flokëve.