Teknika e re që shton shpresat për pacientët me u çue nga koma

Nji pajisje e re mund të bahet shpresa ma e fundit e pacientëve në koma. Pajisja e fokuson energjinë akustike në nji zonë specifike të trunit, tue e stimulue intensivisht.

Kjo teknikë asht përdorë në trunin e nji pacienti 25-vjeçar, i cili asht çue nga koma. Procedura ka zgjatë 10 minuta dhe gjatë saj, truni i pacientit asht ngacmue me 30 impulse stimuluese.

Para procedurës, pacienti shfaqte sheja minimale të vetëdijes dhe aftësi të kufizueme për të lëvizë. Por, tri ditë ma vonë, ai u ba plotësisht i vetëdijshëm dhe mund të kuptonte e të përgjigjej me po ose jo tue lëvizë kryet.

Kjo teknikë e re ka me u testue edhe në pacientë të tjerë dhe pritet me qenë efektive.

Studimi asht krye nga nji grup neurologësh të UCLA’s dhe rezultatet janë publikue në revistën “Brain Stimulation”.