Teknologjia ma e avancueme për diagnostifikimin e kancerit – CTC

Kjo metodë, detekton qelizat kancerogjene dhe numrin e tyne, madje edhe identifikon llojin e tyrn në nji fazë shumë ma të hershme, krahasue me sistemet egzistuese të fotografimit si PET, MRI, CT apo US. Poashtu, asht po aq i thjeshtë sa nji analizë e gjakut.

Analiza e Qelizave Qarkulluese të Tumorit (CTC) në gjak (e ashtuquejtuna biopsia e langët) asht opcion efikas dhe minimalisht ndërhymës për përcjellje të kancerit në trup. Metoda CTC, e cila e ofron nji perspektivë tanësisht të ndryshme për egzaminim të kancerit, ka hy në shërbim në Turqi për herë të parë në Qendrën Mjekësore, Anadolu.

Prof. Hüseyin Baloğlu, MD, patolog i Qendrës Mjekësore Anadolue, e përshkruen këtë teknologji të avancueme në kancer dhe i diskuton kontributet pozitive të prognozës së diagnozës së hershme dhe procesit të trajtimit të personalizuem.

“Siç dihet, në fazimin konvencional të kancerit janë përdorë parametrat si madhësia e tumorit, apo asht përhapë në gjandrat limfatike apo organet e largëta. Por, falë teknologjisë së zhvillueme, u mundësue CTC; e cila tash e tutje e ban të mundshëm zbulimin e tumorit kur asht shumë i vogël në gjak”, thotë ai.

Studimet shkencore kanë kallxue që qelizat kancerogjene kalojnë në gjak, edhe kur tumori asht shumë i vogël. Teknologjitë e avancueme mund t’i izolojnë këto qeliza prej qarkullimit në gjak dhe t’i identifikojë ato. Çdo ndryshim në numrin e qelizave të tumorit në gjak, u jep mjekëve informata për prognozën e sëmundjes që në fazat e hershme të terapisë. Përveç kësaj, mund të bahet analiza e mutacionit si bazë e trajtimit të përqendruem në caqe të caktueme. Poashtu, CTC ofron opcione ma të besueshme dhe kushte të favorshme që mund të ndihmojnë për rastet me qasje të vështirë në tumore, apo tumore që kanë nevojë për intervenime morbide/vdekjepruse për mostër.