Teoria e kësaj grueje: Qe me çka e shërova kancerin për 5 muej!

Ann Cameron, autorja e 15 librave për fëmi ka shërue kancerin e saj në fazën e katërt vetëm me lang t’karrotave.

“Unë besoj nga përvoja ime përsonale se karrota mundet me sherue kancerin dhe madje shumë shpejt, pa kimioterapi, rrezatim apo ndryshime të ushqimit”, asht shprehë Cameron.

Me 6 Qershor të vitit 2012 ajo ju nënshtrue nji operacioni ndaj kancerit të fazës së tretë në zorrën e trashë dhe ajo kishte vendosë me ju nda kimioterapisë, e mbas kësaj ishte ndje mirë deri në 6 Nandor 2012.

Kanceri kishte kalue në fazën e katërt dhe ishte përhapë edhe në mushkni e mjeku i saj parashikoi 2 deri në 3 vite jetëgjatësi për Ann.

Ajo kishte kuptue se rrezatimi ka me qenë i kotë, kimioterapia kishte qenë vetëm rekomandim, por nuk kishte me ia rritë jetëgjatësinë.

Mjerisht, burri i saj kishte vdekë nga kanceri në mushkni në vitin 2005 dhe çifti kishte përdorë rreth 20 substanca të ndryshme mbrenda nji periudhe 6 mujore me synim për me ndihmue ate, por ishte e kotë. Andaj, Ann kishte nisë nji fushatë intensive për me gjetë diçka natyrale që e lufton kancerin.

Me 17 Nandor, ajo nisi përdorimin e langut të karrotës, 5 pound ose rreth 2.3 litër në ditë. Ajo fillonte në mëngjes me nji gotë e mandej me besnikëni e përdorte gjatë gjithë ditës.

Ann nuk kishte kimioterapi, as rrezatim dhe as modifikime tjera dietike, përveç langut të karrotës, ajo vazhdoi me hanger mish dhe shpesh hante edhe ushqime jo të shnetshme, tue përfshi edhe akulloret.

Ann theksoi: “Unë nuk rekomandoj akullore për njerëzit me kancer, por vetëm due me tregue se si langu i karrotave ka ndryshue jetën time, tue përfshi lutjet e mia dhe energjinë e mirë që e kam marrë nga miqtë e mi”.

Në nji CT të kryeme me 27 Nandor 2012 tek Ann asht vërejtë se nyjet limfatike ishin frye. Por, mbas 8 jave përditshmëni të langut të karrotave, nji CT tjetër tregoi se tumoret kanceroze kanë ndalue rritjen, disa tumore kishin pasë tkurrje dhe ka pasë nji reduktim në nyjet limfatike që ishin të fryeme.

Nji CT tjetër e kryeme në Mars kishte tregue se kanceri nuk ishte rritë, nuk kishte kancer tjetër, nuk kishte nyje limfatike të fryeme dhe tumoret ishin pakësue.

Me 30 Korrik 2013, nji CT tjetër kishte tregue rezultate mahnitëse. Kanceri ishte zhdukë dhe të gjitha nyjet limfatike kanceroze të fryeme ishin kthye në normale.