Terapia e re kundër kancerit rezulton fatale!

Nji terapi e re që po testohej në laborator, ku qelizat e bardha të gjakut riprogramohen për me i sulmue qelizat kancerogjene, çoi në vdekjen e tre pacientëve. Për pasojë, autoritetet amerikane kanë urdhnue ndalimin e përkohshëm të testimeve.

Kjo terapi, e quejtun JCAR015, përdor qeliza imune të programueme gjenetikisht, të njohuna si CAR –T për me trajtue acute lymphoblastic leukemia (ALL) te të rritunit, nji kancer i sistemit imuntar.

Në nji studim të realizuem në fillim të këtij viti, 94 përqind e pacientëve teminalë, që u trajtuen me këtë teknikë, patën rezultate pozitive.

Bahet fjalë për nji teknikë të re tepër premtuese në luftën kundër kancerit, por tashma humbja e tre jetëve ban që ajo me u ndalue dhe mos me u testue ma tej.

Pacientët ishin të tre nën 25 – vjeç dhe vdiqën gjatë fazës së dytë të trajtimit, në momentin kur qelizat e programueme po godisnin ato të bardha.

Shkaku, siç shkruen portali “Gizmodo”, ishte akumulimi i langjeve të tepërta në trunin e pacientëve. Në tana rastet, vdekja erdhi mbasi pacientët kishin përdorë ilaçin e kemioterapisë fludarabine, ndërkohë që i nënshtroheshin trajtimit.