Testi që cilësohet si zbulimi ma i madh për kancerin

Nji test i thjeshtë gjaku që mund të diagnostikojë kancerin para se të fillojnë të shfaqen simptomat asht cilësue si zbulimi ma i rëndësishëm që mund të pshtojë miliona jetë njerëzish. Ky test funksionon tue identifikue ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut që ndodhin me zhvillimin e kancerit. Me nji kosto të njajtë si testet standarde për gjakun, shpresohet që nji ditë ai të përdoret për të monitorue njerëzit që rrezikohen të preken nga kjo sëmundje vdekjepruse.

Zbulimi i hershëm rrit shanset e mbijetimit në shumë raste me kancer, mbasi edhe trajtimet janë ma efektive nëse shënjestrohet kanceri para se të fillojë të përhapet. Shkencëtarët besojnë se ky zbulim i ri mund të pshtojë miliona jetë njerëzish.

Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore Universitare Swansea e zhvilluen këtë test mbas studimit që kryen tek 300 njerëz të shnetshëm, pacientë që kishin shfaqë sheja të para të kancerit dhe ata me kancer në fyt.

Testi merr vetëm pak orë tue përdorë pajisjet standarde laboratorike dhe zbulon mutacionet tek antigjenët në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Tek njerëzit e shnetshëm, numri mesatar i mutacioneve asht afërsisht 5 për 1 milion, ndërsa tek pacientët me kancer mundet me qenë 50-100 mutacione për 1 milion.

Edhe pse ata nuk kanë nji rol në zhvillimin e kancerit, shihen si nji dam kolorektal i prodhuem në qelizat e qarkullimit të gjakut që mund të shkaktojnë zhvillimin e mbrendshëm të kancerit. Shkencëtarët thonë se ky test siguron nji mënyrë jo-invazive për të monitorue pacientët me rrezik të naltë.

Simbas prof. Gareth Jenkins, drejtues i studimit, testi munet me pasë nji “efekt masiv” nëse funksionon në të gjitha llojet e kancerit, dhe ka shumë shpresa se nji gja e tillë ka me ndodhë.