Transplanti i organeve nga personat me HIV, qe ku po bahet!

humantransplanthiv

Organet e para nga donatorët me HIV pozitiv janë transplantu në pacientë të infektuem me HIV në Britaninë e Madhe.
Simbas prof John Forsythe, mjek i asociuem për dhurimin e organeve thotë se asht emocionuese të shohësh persona të prekun nga HIV në Britani të dhurojnë organet e tyne mbas vdeksjes.

Simbas mjekëve britanez, rreth 3 persona në ditë vdesin tue prit transplant organesh.

Transplantet e organeve nga donatorët me HIV janë të kufizueme vetëm për marrësit që janë të prekun nga ky infeksion gjithashtu, risi kjo që ka hap mundësinë e dhurimit që më parë nuk ka ekzistu.

Transplantet e para të suksesshme kanë qënë transplantet e veshkave që janë ba në spitalin St Thomas në Londër, në 2015.
Simbas dr Rachel Hilton, nefrolog, këto transplante të veshkave perfaqësojnë nji përparim të randësishëm në mjekësi. /BBC/