Trendi ma i ri – Orgasmic Meditation

Besuet ose jo, femnat e tanë botës po shkojnë me ba masazh vaginal, e ky tretman quhet “Orgasmic Meditation”.

Në Britani të Madhe ky tretman mbrenda nji kohe të shkurtë asht ba shumë i popullarizuem, ndërsa shumë femna shkojnë në meditacione orgazmike me qëllim që me avancue jetën e tyne seksuale dhe që të përjetojnë kënaqësi sa ma intensive.

Kjo praktikë thuhet se “përmirëson gjendjen e vetëdijes, thellon intimitetin e çifteve dhe përgjithësisht ndihmon përjetimin e orgazmës ma intensive”.

“Qëllimi i meditacionit orgazmik asht që femna të ndihet kendshëm, që të relaksohet deri në atë masë sa të mos dëshirojë as me lëvizë”, thonë ekspertët.

Meditacionin orgazmik e ka “shpik” në 2001’n Nikol Dedon, nga San-Francisko, mirëpo kjo praktikë tani asht ba e popullarizueme, dhe në tanë globin janë rreth 10.000 njerëz, të cilët merren me këtë punë.

“Orgazma asht e randësishme për secilën femën të botës”, thotë Dedon, tue folë rreth asaj se qysh ka linde ideja e meditimit orgazmik.

Por shumica thonë që kjo s’asht asgja e re dhe se fjala asht për masturbimin, mirëpo “dikush ka vendos që atë ta quej me emën tjetër”.

Për me kuptue ma shumë rreth meditimit orgazmik kqyreni videon ma poshtë: