Tri arsye pse asht mirë me ba dush me ujë të ftoftë

Thuejse çdokujt i pëlqen me ba nji dush të gjatë e të nxetë mbas nji dite me punë të lodhshme, dhe asht e vërtetë se uji i nxetë i ka të mirat e veta.

Mendimi për m’u la me ujë të ftoftë mund të mos ju duket aq tërheqës, por faktikisht mundet me sjellë nji seri përfitimesh shëndetësore.

Këto janë disa nga të mirat që sjell dushi i ftoftë:

 

Lehtëson depresionin

Hidroterapia është praktikë e lashtë e cila parasheh t’i fusim trupat në temperatura të ndryshme për efekte terapeutike. Kur e fusim veten në ujë të ftohtë, qarkullimi i gjakut për në tru rritet, e bashkë me të rritet edhe lirimi i hormonit norefineferine, shkruan Telegrafi.

Urojini mirëseardhjen ditëve me flokë të bukura dhe volum të lartë!

Uji i nxehtë mund t’ju bëjë të ndjeheni shumë mirë, por nuk është i mirë për flokët tuaj. Prandaj sallonet e bukurisë rekomandojnë të pastroheni me ujë të ftohtë me qëllim që të keni flokë të bukura dhe me volum të lartë.

Lëkurë më e pastër!

Shijoni efektet e dushit të ftohtë duke e dëshmuar çdo ditë se lëkura juaj duket më e vendosur dhe më e tonifikuar se zakonisht!