Trik i pabesueshëm – si me forcue imunitetin për vetëm 15 sekonda!

Ky trik ndihmon kur t’ju bje virusi ose gripi – shpejt keni me u sherue.

Asht shumë i thjeshtë dhe krejt pa pare, rekomandon profesori i njohun rus.
Profesor Sergey Bubnovsky, ekspert i njohun rus për kineziterapi (aktivizimin e organizmit dhe përmirësimin e funksioneve të damtueme) thotë se ekziston metoda shumë e thjeshtë për forcimin e imunitetit.

Ky asht rekomandimi i tij:

Çdo ditë në legen qitni ujë shumë të ftohtë, madje edhe të akullt dhe në të zhyteni shputat 10 deri 15 sekonda.

Pastaj shputat fshini me peshqir dhe mbi to vishni çorape të trasha leshi.

Persëriteni këtë çdo mbramje para se të shkoni në gjumë – thotë profesori, në mënyrë që rezultatet shpejt të jenë të arritshme.
Ai ka shtue që nëse tashma keni grip, ftohje apo ju mundon kolla, atëherë këtë metodë praktikoni ma shpesh – çdo katër orë.

Bubnovsky thotë se nuk ekziston friga që gjendja shëndetësore të përkeqësohet për shkak të ujit të akullt, përkundrazi, do të ndiheni gjithnji e ma mirë, shkruen Home Helathy Recipes.

Pra, të smunit në çast i bje imuniteti.

Në të vërtetë, imuniteti i dobët ja pamundëson trupit që me sukses me luftue kundër ftohjes, virusit dhe gripit dhe pikërisht për këtë asht shumë me randësi të keni sistem imuniteti të fuqishëm, posaçërisht me ardhjen e ditëve të ftohta.

 

2-imuniteti