Trondit studimi: Kokaina krijon mvarësi mbas veç nji përdorimi

Nji studim i fundit nga Universiteti McGill në Montreal ka nxjerrë në pah nji të vërtetë tronditëse: kokaina krijon mvarësi mbas veç nji përdorimi.

Simbas studimeve të reja, përdorimi i kokainës për vetëm nji herë, mundet me qenë i mjaftueshëm që nji person me krijue mvarësi nga kjo drogë.

Kokaina, edhe te përdoruesit e rrallë, shkakton lirimin e dopaminës në regjionin e trunit, i cili lidhet me mvarësinë.

Kjo mundet me shkaktue dëshirë për me konsumue drogën në të ardhmen, madje vetëm tue pa ndonji fotografi të saj.

Simbas këtij studimi, shumë përdorues të kokainës, kanë mujt me ecë shumë në udhën e mvarësisë, se sa që mendojnë ata.

Mbas këtij studimi asht profesori Marco Leyton, ekspert në droga dhe mvarësinë ndaj tyne, nga Universiteti McGill në Montreal.

Shperndaje në: