Ushqimet e shpejta damtojnë trunin

Konsumi i shpeshtë i ushqimeve të shpejta, të skuquna, damton shëndetin fizik. Studimet e fundit kanë çue në konkluzionin se ushqimi i shpejtë damton edhe shnetën tuej mendor.

Si rezultat i nji ndjekje trevjeçare që u asht ba adoleshentëve të moshës 14 vjeç deri sa janë ba 17, u vu re se ata që konsumonin vazhdimisht ushqime të shpejta, patate të skuquna, mish a pulë të skuqun, si dhe pije me gaz e sheqer, kishin reagime ma të ngadalta, vëmendje, kujtesë e aftësi për me mësue ma të keqe se pjesa tjetër e grupit, e cila ishte ushqye me fruta dhe perime. Këta të fundit reagonin shumë ma mirë.

Duhet me pas gjithnji kujdes me ushqimin e fëmive, mbasi ata janë të prirun me kërkue pikërisht ushqimet e shpejta.