Ushqimet që duhet m’i shmang patjetër kur jeni t’smutë (foto)

Ushqimi mundet me qenë gjaja e fundit që e doni kur po luftoni me gripin ose dhimbjet e barkut. Megjithatë, asht shumë e randësishme çka hani kur jeni t’smutë, mbasi ka ushqime që munden me perkqesue gjendjen edhe ma shumë.

Këto 7 ushqime dhe pije duhet m’i shmang kur jeni smutë, që ta rimerrni veten sa ma shpejtë.

Kafja

kafe

Duhet me limitue konsumimin e kafes kur keni çfarëdolloj sëmundje, sidomos kur keni dhimbje barku duhet me shmang krejtësisht.

Lang portokalli

leng-portokalli

Nuk duhet me pi kur keni kollë ose dhimbje fyti.

Langu i portokallit asht freskues, por kur keni kollë ose jeni ftof, ai mundet me ju shkaktue dhimbje të fytit.

“Ai përmban acid citrik, që irriton pjesën e mbrendshme të fytit të inflamueme”, thotë prof. Taz Bhatia, te Universiteti Emory.

Ambëlsinat

biskota

Duhet t’i shmangni kur keni çfarëdolloj sëmundje, sidomos dhimbje të barkut.

Konsumimi i ushqimeve të pasuna me sheqerna pengon qelizat e bardha të gjakut të luftojnë bakteret. Disa orë mbasi keni hangër ambëlsina, sistemi imunitar bahet edhe ma i dobët.

 

Pijet e gazueme

pije-te-gazuara

Ashtu si kafja, edhe pijet e gazueme përmbajnë kafeinë që shkakton dehidratim.

Ato janë gjithashtu të pasuna me sheqerna, që dobësojnë sistemin imunitar dhe ndërhyjnë te trakti gastrointestinal.

Pijet e gazueme munden me shkaktue fryrme të barkut, dhimbje dhe diarre.

Me fjalë të tjera, ato i përkeqësojnë edhe ma shumë dhimbjet e barkut.

Chipsat

patatina

Duhet t’i shmangni kur keni kollë ose dhimbje fyti. Vetitë gërryese të chips’ave munden me irritue edhe ma shumë fytin, tue pengue kështu në shnoshjen e tij.

Alkoholi

alkooli

Alkoholi, ashtu si kafja, asht diuretik dhe mundet me i përkeqësue edhe ma shumë smundjet e lidhuna me dehidratimin.

 

Ushqimet e skuquna dhe me shumë yndyra

patate

Ushqimet me shumë yndyra kërkojnë shumë kohë për me lëvizë nëpërmjet sistemit tretës, dhe munden me shkaktue të përzieme dhe refluks acid.