Ushqimet që rregullojnë stresin dhe gjendjen shpirtnore

Simbas disa studimeve, ka rezultue se ushqyemja ndikon në gjendjen shpirtnore dhe në humorin tonë. Qe disa fakte interesante që kallxonë se qysh ndikon ushqyemja dhe ushqimi që konsumojmë në mbrendinë tonë.

Stresi (në të dyja anët, në të mirë dhe në të keq) mundet me ndikue në shnetë. Në përditshmëni, marrëdhaniet tona me ushqimin janë komplekse dhe kur jemi në stres, rutinat ushqimore munden me ndryshue. Kështu, te disa njerëz stresi i shtyn ata me hangër ma shumë, për të tjerët ma pak. Nuk ka ndonji dietë specifike se qysh m’i qëndrue stresit larg, por ka disa ushqime që munden me ndryshue reagimin tuej ndaj stresit.

Kështu, karbohidratet (makaronat, buka), janë nji klasë ushqimesh që ndikojnë në mënyrë indirekte në nivelet e serotoninës (substancë që rregullon mirëqenien, qetësinë, durimin etj). Kur konsumoni karbohidrate, trupi prodhon insulinë, e cila prodhon në tru nji substancë të quejtun triptofan dhe asht pikërisht kjo substancë e cila prodhon serotoninën.

Ushqimet që përmbajnë Omega 3 ndihmojnë me qenë në humor dhe me luftue depresionin
Ushqimet e pasuna me omega 3 gjenden kryesisht te produktet e tamlitt etj. Këto yndyrna janë pjesë e randësishme e nervave dhe qelizave të trunit, të cilat janë nji komponent kyç në zhvillimin e trunit. Njerëzit, të cilët kanë mungesë të Omega 3 në dietën e tyne, rrezikojnë me vuejt nga depresioni.

Ushqyemja ndikon në përgjumje
Ushqimet proteinike, si gjeli i detit, ndihmojnë në përmirësimin e vigjilencës dhe mpreftësisë mendore. Kështu, proteinat duhen me qenë pjesë e dietës ushqimore, në mënyrë që mos me u ndje të përgjumun dhe me qenë sa ma vigjilent.

Ushqimi ndikon në funksionimin tuej
Që ju me qenë aktivë gjatë taë ditës, s’duhet me lanë barkun asnjiherë bosh në mënyrë që ai me funksionue mirë dhe kequshqyemja mos me ndikue në gjendjen tuaj shpirtnore. Ushqehuni çdo 2-3 orë.

Disa prej ushqimeve që janë të mira për lshimin e serotoninës janë: buka, drithnat, makaronat, kompirat, orizi
Por jo tana karbohidratet kryejnë këtë funksion. Për shembull, frutat, për shkak të fruktozës që kanë, prodhojnë shumë insulinë dhe kjo e ban procesin ma të ngadalshëm për me rritë serotoninën.