Ushtrimi që ju nxite me qëndrue drejtë. Preferohet për ata që punojnë ulun për kohë të gjatë

Zgjanimi i muskujve të shpinës asht ushtrim mjaft i përdorun.

Përveç në trajnime sportive, specialistët këtë ushtrim e aplikojnë edhe në mjekësi.

Zgjanimi i muskujve të shpinës ju ndihmon me i largue dhimbjet e shpinës dhe iu mundëson me pase nji qëndrim të përsosun.

Ky ushtrim asht shume i rekomanduem për personat që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë ulun për kohë të gjatë.

Pozicioni origjinal:

Shtrihuni në bark dhe vendoseni ballin në dysheme. Vendosni duert paralel me trupin dhe pëllambat e dorës i qitni te kofshët. Bërrylat i drejtoni dhe kambët i bani bashkë. Lëshone frymën: Çone kryet, gjoksin dhe pjesën e naltme të barkut ndërkohë që duert dhe kambët qëndrojnë qysh ishin.

Merrni frymë: Ngadalë kthejuni pozicionit origjinal.

Këtë ushtrim e përsëritni dhetë herë dhe e bani tri herë në javë për me ndi përmirësim në shpinë dhe muskuj të barkut.