Uthull, kundër kancerit e diabetit dhe pro zemrës

Uthulla asht vlerësue gjithmonë për vetitë e saj shëruese. Hulumtuesit shkencorë thonë se ajo mundet me qenë nji alternativë për me krijue ilaçe kundër diabetit dhe antibiotikë të tjerë. Në vitet 400 para Krishtit, Hipokrati e përdorte atë për me ulë temperaturën.

Tashma, shkencëtarët po e vëzhgojnë ma nga afër kurën historike.

Muejin e kaluem, nji artikull i publikuem te revista “Comprehensive Reviews in Food Science and Food Safety” zbuloi se uthulla përmban nji përziemje substancash kimike që luftojnë infeksionin bakterial, ulin nivelet e yndyrave të damshme dhe sheqerit në gjak, madje luftojnë edhe kancerin.

Uthulla përmban acide natyrale të quejtuna polifenolë dhe kimikate në ngjyrë kafe, të quejtuna melanoidinë, që munden me vra bakterin e keq. Këto dy kimikate janë antioksidues, prandaj ofrojnë mbrojtje kundër smundjeve të zemrës, inflamacionin dhe kancerin.

Acidi acetik te uthulla asht gjithashtu shumë i randësishëm për trupin, mbasi e ndihmon me i rregullue nivelet e yndyrës dhe sheqerit në gjak. Studimet kanë kallxue se uthulla aziatike, e prodhueme nga orizi dhe drithna të tjera, mundet me parandalue rritjen e qelizave kancerogjene.

Acidi acetik te uthulla mundet me ulë edhe rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru.