Vaji i kokosit, qe çka ju ndihmon për shnetë

vajikokosii

Vaji i kokosit asht nji produkt me përfitime të shumta shëndetsore për organizmin tonë.

Studiues nga Instituti Athlone of Technology (AIT) n’Irlandë, kanë testu veprimin e vajit të kokosit kundër baktereve Streptokokus, të cilat jetojnë në gojën tuej.

Ekipi ka testu vaj perimesh, vaj kokosi dhe vaj ullini.

Mbajtja e vajit të kokosit në gojë e lejon atë të bashkëveprojë me pështymën tue trajtu kështu enzimat që shkaktohen nga thamja e gojës.

Ky hulumtim i kohëve të fundit i provuem edhe në nji studim të maparshëm, shqyrtoi efektet e trajtimit të enzimave nepërmjet vajit të kokosit, gjithashtu tregoi edhe potencialin që ka ky vaj për të parandalu bakteret e damshme të prishin smaltin e dhambëve.

Shumë pasta komerciale përmbajnë kimikate potencialisht toksike, prandaj zavendësimi i tyne me vajin e kokosit asht nji zgjidhje natyrale e shkëlqyeme.

 

Përgaditja:

Pasta e dhambëve mund të përgaditet në shtëpi tue përzi 2 lugë vaj kokosi të parafinueme me 2 lugë sodë buke.

Përzieni sodën e bukës dhe vajin e kokosit në nji enë të vogël, derisa të krijohet nji masë homogjene.
Përdoreni atë si pastë dhambësh normale dhe pastroni dhambët në mëngjes dhe në mbramje.