Vaksina për tana llojet e kancerit, bile edhe për ato që konsiderohen si të pashërueshme

Shkencëtarët kanë hedhë nji hap përpara në krijimin e nji vaksine universale për tana llojet e kancerit, përfshi këtu edhe ata që konsiderohen të pashërueshëm me metodat aktuale.

Puna kërkimore e nji grupi ndërkombëtar mjekësh dhe studiuesish u publikue në revistën shkencore “Nature”. Ata thonë se, përmes asaj që quhet “imunoterapi”, kanë mujt me shkëputë copëza genetike të RNA së qelizave kancerogjene, i kanë përzie me pjesë mikroskopike yndyre dhe mandej këtë përziemje e kanë injektue me shiringë në gjakun e tre personave që janë në nji fazë të avancueme të kancerit.

Rezultati? Sistemi imunitar i pacientëve reagoi tue prodhue qelizat “vrasëse” të kancerit, të njohuna ndryshe si qelizat T.