Vdes nga kanceri në tru, mbasi kishte folë 6 orë n’ditë n’telefon

Nji burrë, i cili kalonte gjashtë orë në ditë tue folë në telefon, ndërroi jetë nga tumori në tru.

Mendohet se, sëmundja iu shkaktue për shkak të ekspozimit ndaj rrezatimit.

Britaniku Ian Phillips, 44 vjeç, ishte zotue se ka me luftue sëmundjen mbasi mjekët i thanë se ka në tru nji tumor sa nji limon.

Por, ai e humbi betejën, mbasi kaloi muej të tanë tue ba fushatë mbi rreziqet e mundshme të telefonit.

Phillips ishte drejtor në kompaninë General Electric dhe kishte pagë 110 mijë sterlina në vit.

Por, gjashtë vjet ma parë i nisi nji dhimbje e tmerrshme e kresë.

“E kam kalue gjithë jetën tue folë në telefon. Ka pasë ditë, që kam ba telefonata konferencë për dy orë”.

“E kam ditë direkt se e kisha nga telefoni”.