Veç 8 minuta në ditë për me pasë nji bark me muskuj

Gjithmonë keni dashtë nji bark të rrafshët me muskuj? Kjo nuk asht edhe aq e vështirë të arrihet, veç se ju nevojiten ushtrime të përditshme.

Ushtrimet aerobike për muskuj stomaku që vazhdojnë ma shumë se 7 minuta, stimulojnë kapilaret në atë zonë, gja që rezulton me shtimin e qarkullimit të gjakut në atë zonë të trupit.

Qarkullim ma të madh të gjakut don me thanë qarkullim oksigjeni, ndërkaq yndyrat djegen veç nga prania e oksigjenit.