Vendos Komuna: Anulohet “Beer Fest” për sonte e nesër!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbas incidentit të mbramshëm në “Beer Fest”, ka thanë se mbas konsultimeve me policinë, organizatorët dhe drejtoritë asht marrë vendim qe ky organizim me u anulue për sonte e nesër.

Ahmeti në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se kërkesat ma të shpeshta për këso organizime rrallë herë i ka anulue deri më tash.

Lexoni postimin e plotë të Ahmetit:

Të nderuar qytetarë,

Prishtina si kryeqytet është nikoqire e organizimeve të shumta argëtuese, ekonomike e politike. Detyra jonë ka qenë gjithmonë që të gjejmë një balancë në mes të argëtimit, lirisë dhe qetësisë e sigurisë publike.

Kërkesat më të shpeshta janë për organizime në shesh të cilat jo rallë i refuzojmë.

Beerfest është një prej organizimeve më të mëdha dhe më të suksesshme që ka Prishtina në vitet e fundit. Edhe këtë vit në diskutime me organizatorët kemi ngritur brengat tona me disa çështje të cilat organizatorët kanë marr masa ti adresojnë.

Mirëpo numri i madh i njerëzve mbrëmë ka tejkaluar të gjitha kapacitetet organizative dhe ka shpërfaqur disa probleme substanciale. Kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak te numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh.

Për këto arsye kam vendosur që të revokojmë lejen e Beerfest per sot e nesër. Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policine dhe drejtoritë përkatëse.