Vera, qe çka duhet me hanger për shneten tuej!

Stina e verës, e pasun me fruta dhe perime, asht mundësia ma e mirë për krejt ata që duen me ra nga pesha, por edhe për me marrë krejt ushqimet e shnetshme.

Për ma tepër, kjo edhe me çmime ma të lira sesa në dimër.

Frutat dhe perimet nuk duhet me mungue në tryezën e gjithsecilit në stinën e verës, rekomandojnë dietologët, për nji ushqyemje sa ma të shnetshme.

Pjata e parë në tryezë gjatë kësaj stine duhet të jetë sallata me perime, thonë ata.

Sa i takon llojit që duhet të konsumohet, në tryezat tona nuk duhet me mungue asnji ditë zarzavatet jeshile.

Në nji nga vaktet e përditshme duhet të jenë të pranishme sallata jeshile, spinaqi, etj, sa ma të freskëta dhe sa ma pak të gatueme, mbasi kështu nuk rëndojnë organizimin dhe treten ma shpejt.

Po ashtu, domatet dhe specat e krejt ngjyrave janë të rekomandueshme për t’u konsumu në këtë stinë.

Speci i kuq, sipas dietologëve, asht ma i pasuni me vitaminën C dhe asht nji nga antioksidantët që ruen shumë sistemin imunitar.

Në stinën e verës, simbas mjekëve, ka mjaft agjentë që sulmojnë sistemin imunitar të njeriut.

Dietologët këshillojnë qytetarët që të mos konsumojnë gjatë verës ushqime që randojnë shëndetin, sikurse ato të pasuna me proteina, ndër të cilët, mishi apo dhe fasulet.

“Të evitohet sasia e madhe e mishit dhe të proteinave në përgjithësi, mbasi mishi asht ushqim proteinik, por ka dhe shumë yndyrë dhe veshtirëson aparatin tretës apo e stërmundon atë”, thonë dietologët.