Vetitë e mira e vajit të ullinit

Vaji i ullinit ka ma shumë veti të mira se sa që i keni mendue.

Vaji i ullinit qëndron (gati) përgjithmonë

Nëse ruhet si duhet, vaji i ullinit mundet me zgjat me vjet të tana. Për me ruejt shijen, ruejeni vajin e ullinit në nji vend t’errët dhe të freskët.

Ju ban mirë për zemrën

Benefitet për zemrën nga vaji i ullinit përfshin rritjen e HDL’s, ose kolesteroli i mirë. Vaji i ullinit përmban vitaminën E, e cila ndihmon në pastrimin e kolesterolit “të keq” nga organizmi.

Vaji i ullinit mundet me ndihmue në humbje peshe

Qysh mundet me ndihmue vaji i ullinit me humbjen e peshës? Studiuesit kanë tregue se vaji i ullinit mundet me i zvogëlue shtrëngimet e stomakut, tue ju ba ma pak të uritun.

Mundet me pastrue fytyrën tuej

Vaji i ullirit mundet me ju mbajtë pa puçrra. Pastroni aknet tu’ i përzi 4 lugë gjelle kripë me 3 lugë gjelle vaj ullini. Këtë masë shpërndajeni në duer dhe lëmojeni fytyrën me to. Mbajeni për nji minutë ose dy, dhe mandej shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe sapun. Aplikojeni çdo ditë për nji javë, dhe pastaj dy-tre herë në javë.

E rrit sistemin imunitar

Vaji i ullinit lidhet me rritjen e imunitetit dhe i ndihmon trupit me i marrë kemikalet nga ushqimet e tjera.