“Viagra”, jo vetem ta pshton ftyren, po edhe jeten!

Eksperimentet kane kallxue tashma qe pilulat e famshme te kaltra (Viagra) munden me i ndihmue ata qe kane probleme me zemer, tue nxite qarkullimin e gjakut.

Studim i ri nga Qendra per Hulumtime kardiake ne Universitetin e Manchester’it, ka kallxue se qelizat qe gjenden te zemrat e atyne qe kane probleme, munden me mbijetue ma shume nese kane pi “Viagra”, qe zakonisht asht perdor per mashkujt, me shtue fuqine seksuale.

Kjo punon tue bllokue nji enzim te quejtun PDE5, i cili kontrollon enet e gjakut, transmeton Rrokum.TV.

Heart-565980

Grupi nga Universiteti i Manchester, qe asht tue u financue nga Fondacioni Britanik i Zemres, tash ashtu tue hulumtue me konfirmue se a mundet “Viagra” me parandalue aritmine (rrahjet jo normale te zemres), e cila asht pergjegjese per humbjen e gjyses prej numrit te pacienteve qe kane probleme me zemer.

I njajti grup, transmeton Rrokum.TV, ka studiue edhe faktin se perdorimi i Viagres te pacientet me Diabet, parandalon rrezikun qe me pase sulm ne zemer.

Udheheqesi i hulumtimit, profesori Andrew Trafford, ka deklarue se, “studimet tona kanë kallxue se hapi qe aktualisht perdoret vetem per ereksion, me te vertete ka nji efekt shume te theksuem ne parandalimin e humbjes se zemres, tue ngadalesue deshtimin e saj dhe gjithashtu, tue zvogelue gjasat per aritmi”.

“Na kemi ba nji studim ku i kemi vendose disa pacienta qe marrin Viagra ose hapa te ngjashem me kete qe ndikojne ne ereksion dhe kemi pa qe kane shume ma pak gjasa me vdeke nga sulmi ne zemer”, ka shtue profesori Trafford.

Tash shpresohet qe ky zbulim ka me hap rrugen per klinikat e ndryshme qe me i trajtue pacientet qe kane sulme ne zemer ose ata qe jane rrezik nga sulmi ne zemer.