Viagra mundet me ndihmue në qetësimin e dhimbjeve menstruale!

Femnat të cilat vuejnë nga dhimbje të padurueshme menstruale, munden me u ndihmue në qetësimin e tyne nga nji burim i pabesueshëm – Viagra.

Studimet kanë gjetë se Viagrat, tabletat me ngjyrë të kaltër që përdoren për me i trajtue çrregullimet e ereksionit te mashkujt, munden me ndihmue në çlirimin e ngërrçeve menstruale.

Nji studim amerikan i mbështetun nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, ka gjetë se sildenafil, që asht përbamësi aktiv i Viagras, doket se ndihmon femnat që vuejnë nga ngërrçe mesatare dhe të ashpna.

Rezultatet e studimit kallxojnë se përdorimi i kësaj substance në mënyrë vaginale, ka qenë dyfsh ma efektiv në lehtësimin e dhimbjeve, krahasue me grupin kontrollues që ka përdorë ilaç qetësues.

Hulumtuesit besojnë se efekti i Viagras vjen nga aftësia e saj për me i zgjerue enët e gjakut dhe për me rritë qarkullimin e gjakut në mitër, që mundet me ndihmue në lehtësimin e dhimbjeve.

Megjithatë, gjatë përdorimit oral, Viagra jep efekte anësore, si dhimbje krye, andaj studiuesit e kanë përjashtue aplikimin e saj si nji terapi rutinë në trajtimin e dhimbjeve menstruale.