Video: 20 minuta pa sheja jete, mjekët mahnitin me punën e tyne për me pshtue fëmiun

Në këtë video kallxohet se qysh mjekët mundohen me krejt çka kanë në dorë që të pshtojnë jetën e foshnjës së vogël, nana e së cilit u plagos randë nga bombardimet në Siri.

Edhe pse asht kohë lufte dhe mund të kuptohet që shërbimi mjekësor nuk asht ma i miri i mundshëm, këta mjekë profesionistë dhe mbi të gjitha humanë kanë arritë të pshtojnë nanën dhe foshnjën, e cila mbas 20 minutave pa sheja jete ka arritë me i hapë sytë.