Video: Binjaket me zemër të përbashkët pak mundësi për jetë, mrekullia ndodh!

Dy binjaket e linduna të ngjituna me njana-tjetrën kishin shanse shumë të vogla për të mbijetue. Çdo organ jetësor të tyne e kishin të lidhun me njana-tjetrën.

Para se të bahej ndërhymja kirurgjikale, stafi mjekësor e ka praktikue atë në nji operacion 3D. Binjaket kanë qëndrue 8 orë në sallën e operacionit tue krye 12 ndërhymje.

Dhe, mrekullia ndodhi! Ato mbijetuen! Mbas disa muejsh nën kujdes mjekësor, tashma janë gati të shkojnë në shtëpi.

Doktori që ka udhëheqë operacionin asht shprehë: “Kjo ndërhymje ishte astronomike“. Ndërsa, nana e vogëlusheve asht shprehë: “Ato janë shumë luftarake“.