Video: Deputetja i jep gji foshnjes gjatë fjalimit në Parlament

Deputetja e Parlamentit islandez Unur Bra Konradsdotir ka mbajtë fjalim tue i dhanë gji foshnjës së saj, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Deputetja ka thanë se të ushqesh fëmiun me gji asht gjaja ma e natyrshme në botë.

Unur Bra Konradsdotir, e cila i përket të djathtës, Partisë për Pamvarësi ka thanë se fjalimi i saj nuk e pengoi foshnjën.

“Përkundrazi, kishte me pengue sikur t’ia ndërprisja gjinin gjatë kohës që isha tue folë”, ka thanë nana.