Video: E dhimbshme, qysh femijët sirianë po ngulfaten nga armët kimike!

Mbas sulmit të ri me armë kimike të Martën, ma shumë se 80 persona kanë pësue komplikime të randa në frymëmarrje në Aleppo (Siri), në nji lagje të mbajtun nga rebelët.

Mediat ndërkombëtare kanë transmetue imazhet rrënqethëse të femive të vegjël që gulçojnë, nuk ngopen me ajër dhe shoqnohen me urgjencë për në spitale ku u janë vendos maskat me oksigjen.

Zonat e mbajtuna nga rebelët në Aleppo, kanë qenë në shenjestrën e forcave të Bashar Al-Assad prej kohësh.

Sulmi asht raportue edhe nga Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri, që ka njoftue se stafet mjekësore kanë akuzue regjimin se ka lëshue bomba me gaz helmues me anë të avionëve luftarakë.

 

2-femite