Video: Keni me u befasue sa miliarda për smundje po ndajnë Zuckerberg me Chan!

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, dhe grueja e tij Priscilla Chan, kanë premtue 3 miliardë dollarë për me financue kërkimet mjekësore gjatë dekadës së ardhshme.

Në nji konferencë për gazetarë në San Francisko, ata thanë se qëllimi i tyne final asht “kurimi, parandalimi ose menaxhimi i të gjitha sëmundjeve deri në fund të shekullit”.

Fondet do të shpërndahen nga Nisma Chan Zuckerberg, e cila asht krijue në Dhetor të vitit 2015.

Investimi i parë ka me qenë 600 milionë dollarë, për krijimin e nji qendre bio-shkencore në San Francisko.