Video: Kinë, lind foshnja me 31 gishta në duer e kambë!

Mjekët në nji spital kinez kanë njoftue se nji foshnje e lindun me 31 gishta ka me ju nënshtrue nji seri të operacioneve pa pagesë në spital.

Në video shihet se foshnja 6 muejshe ka nji total prej 15 gishta në duer dhe 16 kambë. Kjo anomali quhet polidaktilia, e cila prek nji në 500 lindje.

Prindët e tij kanë kallxue se ishin në gjendje të paguenin tarifat mjekësore për ta ndihmue birin e tyne, por megjithatë spitali ka vendosë që deri kur djali arrin në moshën 16 vjeçare, nevojat mjekësore t’i ketë pa pagesë.