Video: Marrja s’ka skej, mjekët fillojnë me kcye në mes të operacionit

Në nji video te publikueme se fundi shihet se si dy mjekë ia nisin vallëzimit në sallën e operacionit.

Video kallxon nji kirurg plastik me nji bisturi në dorë në nji klinikë në qytetin Medelllin në Kolumbi.

Video u konsiderue si një hajgare, por disa shikues e kanë konsiderue atë si abuzive. Madje, disa thanë se mjeku duhet të dënohet për veprimet e tij.

Mbasi kcejnë, ata nisin punën sikur nuk ka ndodhë asgja. Bernardo Alejandro Guerra, nji këshilltar i Medellin, tha se ishte shokue kur kishte pa videon.